Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmet iraniane/ Izraeli dhe Jordania rihapin hapësirën ajrore

schedule09:11 - 14 Prill, 2024

schedule 09:11 - 14 Prill, 2024

IZRAEL- Shtatë orë pas mbylljes së hapësirës ajrore, Izraeli njoftoi se ka rihapur hapësirën e tij ajrore mëngjesin e kësaj të diele, njoftoi autoriteti i aeroporteve të vendit.

Jordania po ashtu ka njoftuar se do të rihapë hapësirën e saj, të cilën e mbylli të shtunën në mbrëmje, sipas televizionit shtetëror që citoi autoritetet jordaneze të aviacionit.

Me rihapjen e hapësira ajrore mund të mendohet se kërcënimi i menjëhershëm ka marrë fund. Por ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant ka thënë se vendi i tij është vigjilent përballë kësaj situate.



Tensionet midis Izraelit dhe Iranit kanë qenë të larta për dekada me radhë, por ky është një moment i rrezikshëm, i cili mund t’i shohë dy armiqtë në konfrontim të hapur./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!