Autoritetet amerikane të bazuar në vlerësime të mjekëve dhe shkencëtarëve, besojnë se sulmet akustike në Kubë dhe Kinë janë kryer me armë me ultratinguj. Këto sulme kanë shkaktuar dhe tension mes vendeve.
Mjekë dhe shkenctarë vlersojnë se sulmet me armë me ultratinguj mund të jenë në qendër të shqetësimeve të denoncuara nga diplomat të ndryshëm amerikanë, fillimisht në Kubë e pastaj edhe në Kinë në rastet e cilësuara si “sulme akustike”. Këto sulme kanë shkaktuar edhe tensione diplomatikes mes Uashingtonit dhe Havanës. Kështu raporton media prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms.
Ekipi I mjekëve po ekzaminon 21 diplomatë të SHBA-ve në Kubë, që kanë denoncuar shqetësime me dëgjimin dhe probleme të tjera, kishte përmendur një mundësi të tillë në raportin e detajuar të publikuar në mars. Por tani kjo është konfirmuar edhe shkencërisht.
Douglas Smith, autori kryesor i studimit dhe drejtor i “Qëndrës për Dëmtime dhe Riparime në Tru” në Universitetin e Pensilvanisë, thanë një intervistë që pikërisht ultratingujt po merren në konsideratë si I dyshuari numër një, me bindjen në rritje se diplomatët mund të kenë pësuar dëmtime të trurit. “Në fillim ata ishin të gjithë relativisht skeptikë,” tha Smith, “dhe të gjithë tani bien dakord se ka një shans”.
Ndërkohë, qeveria amerikane ka tërhequr shumë nga personeli i saj në Kubë dhe Kinë për shkak të këtyre sulmeve. /abcnews.al