Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka thënë se Shqiëpria është një vend i sigurt nga sulmet e mëtjeshme, në arst se Irani nuk ndalet veç me sulmet kibernetike.
Ajo tha se Shqipëria ka armiqë vetëm oër faktin se është në NATO, por është bërë një punë e mirë nga antiterrori për të ruajtur sigurinë.
“Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë që nuk është vendosur kurrë nën sulme terroriste. Vetëm fakti që jemi anëtarë të NATO-S na bën të kemi armiq. Ka qenë një punë e mirë nga shërbimet, nga grupet e antiterrorist, do bëjmë të njëjtën punë të mirë për t’i pasur qytetarët tanë të sigurt”, tha Balluku. /abcnews.al