Sulm në një muze në Ukrainë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur

schedule09:12 - 25 Prill, 2023

schedule 09:12 - 25 Prill, 2023

Një person është vrarë dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur  në një sulm në një muze në Kupyansk në rajonin e Kharkiv.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Ukrainës, në një mesazh në Telegram.

“Kupyansk, qendra e qytetit, muzeu i historisë lokale. Vendi terrorist po bën gjithçka për të na shkatërruar plotësisht. Historia jonë, kultura jonë, populli ynë. Vrasja e ukrainasve me metoda absolutisht barbare. Nuk kemi të drejtë ta harrojmë për asnjë sekondë. Ne duhet dhe do të përgjigjemi!

Deri më tani bëhet e ditur për një punonjës të muzeut të vdekur dhe dhjetë të plagosur. Ka ende njerëz nën rrënoja. I përjetshëm kujtimi për të ndjerin dhe ngushëllime për të afërmit. Të gjithë ata që janë fajtorë për këto krime lufte do të sillen para drejtësisë,” tha ai.

Zyrtarët ukrainas po shpërndajnë në mediat sociale një videoklip që pretendohet të jetë nga vendi i ngjarjes që tregon pasojat e sulmit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!