Dy persona u plagosën në një sulm me thikë në Berlinin perëndimor në ditën e ndërrimit të viteve.
Policia gjermane tha se se një burrë sulmoi disa njerëz në një rrugë në lagjen perëndimore të Charlottenburg.
Sulmi filloi brenda një supermarketi në cep të Quedlinburger Strasse, përpara se të vazhdonte në rrugë.
Sipas mediave gjermane disa kalimtarë u hodhën mbi sulmuesin dhe e ndaluan derisa mbërriti policia që më pas e arrestoi të dyshuarin.
Deri tani nuk ka asnjë provë se sulmi mund të ketë pasur motive terroriste, por i dyshuari mund të ketë probleme të shëndetit mendor.
Gjermania mbetet në gatishmëri pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve ku u vranë pesë persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë në qytetin lindor të Magdeburgut.
Autoritetet e Berlinit kanë vendosur gjithashtu 4,000 oficerë policie dhe 1,500 zjarrfikës në gatishmëri për natën e ndërrimit të viteve./abcnews.al