Sulm me armë në një kazino në SHBA

schedule09:35 - 2 Maj, 2021

schedule 09:35 - 2 Maj, 2021

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kazino në Wisconsin, në SHBA duke lënë të lënduar disa qytetarë, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të vdekur përfshirë edhe personin e armatosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa sipas dëshmitarëve policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku edhe u dërguan mjekë nga qarqet lokale Shawno, Outagamie dhe Kewaunee.

 

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.

Prokurori i Përgjithshëm Josh Kaul, njoftoi se ngjarja është në kontroll dhe se nuk përbënte më kërcënim për komunitetin, raporton Daily Mail.

/abcnews.al/