Sulm kibernetik në Ministrinë e Financave në Kosovë

schedule17:26 - 28 Shkurt, 2021

schedule 17:26 - 28 Shkurt, 2021

Një sulm kibernetik është shënuar këtë të djelë në Ministrinë e Financave në Kosovë.

Mediat vendase bëjnë me dije se sulim kibernetik pati pikërisht në Departamentin e Tatimeve në kuadër të MF-së.

Sulmi në fjalë është konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi. Krasniqi shkurt tha se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

Sipas të njëjtit ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, ka thënë ai për mediat.

Duhet përkujtuar që kanë kaluar pak ditë që nga dita kur Hykmete Bajrami dhe dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Financave./abcnews.al