“Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit”, Rama: Për këta Shqipëria nuk do kishte kurrë reformën në drejtësi

schedule14:48 - 24 Nëntor, 2024

schedule 14:48 - 24 Nëntor, 2024

LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Londër sulmoi  kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën, të cilin e cilësoi si “‘Sude e Vjetër’, që ulërin nga kati i tetë i pallatit”.

Ai shtoi se po të ishte për forcat e tjera politike, korrupsioni do të gëlonte dhe askush nuk do kishte dëshirën dhe as guximin për të goditur këtë fenomen, siç bëri Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo Sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrantë e duke thënë “Shqipërinë e bëj unë”. Të ishte për këta Shqipëria nuk do e bënte kurrë reformën ne drejtësi. Nuk do të godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash dhe kurrë nuk do të shikonin shqiptarët një ministër apo politikan që të hetohej nga prokuroria. Kurrë Kurrë!  Nuk po llogaris ministrat që pushkatonte Enver Hoxha me urdhër. Të ishte për këta Shqipëria nuk do të ulej kurrë e barabartë në tryeza ndërkombëtare e nuk do të bëhej kurrë histori suksesi në Europë”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!