Dymbëdhjetë zyrtarë në Kosovë janë vënë në pranga dje për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje/dhënie të ryshfetit. Arrestimet erdhën pas një aksioni që realizoi Policia e Kosovës në tre vendndodhje.
Përveç arrestimeve, në vendet ku u bë aksioni u gjetën dhe u konfiskuan para, automjete, telefonë, kompjuterë dhe armë.
Policia njofton se në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë.
“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tej në raport. /abcnews.al/