“Style Star” është emisioni më i ri që fillon në datën 19 mars ekranin e ABC. Ai do të trasmetohet çdo të premte në orën 21:30 në moderimin e Kiara Titos.
Kjo e fundit në një lidhje me “Skype” për “Friend Zone”, ka zbuluar disa detaje të vogla. Kiara ka treguar se pjesëmarrëse janë vajza të cilat garojnë me njëra-tjetrën, ndërsa juria përbëhet nga Niko Komani & Miranda Dupi.
Për herë parë, ajo ka treguar se çdo javë do të jetë një i ftuar special, ndërsa këtë të premte do të jetë një vajzë e njohur e ekranit.
“Do të ketë gjithmonë një të ftuar special, por e ftuara e mbrëmjes së parë do jetë femër”.
Më tej, Kiara u shpreh me plot humor: “Nuk jam e emocionuar, por po më dridhen këmbët”./abcnews.al