Stuhi bore në verilindje  të vendit, në Kukës trashësia e saj 10 cm

schedule16:15 - 20 Janar, 2018

schedule 16:15 - 20 Janar, 2018

Orët e mesditës shënuan nisjen e reshjeve të borës në verilindje. Intensiteti i tyre nisi pas orës 15.00. Në qytet trashësia po shkon në 10 cm, ndërsa në lartësitë mbi 400 metër, bora ka kaluar deri në 15 cm. Në rrugën e Kombit borëpastrueset nisën menjëherë nga puna, por ende nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo probleme të tjera që kanë lidhje me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike./abcnews.al