Studiuesit kinezë zbulojnë se cili grup gjaku preket më shumë nga koronavirusi

22:14 | 17/03/202022:140

Studiuesit në Kinë vlerësuan analizat e 2,173 personave që ishin diagnostikuar me koronavirus, përfshirë 206 persona që vdiqën nga virusi, në tre spitalet në Hubei.

Akademikët i krahasuan këto të dhëna me 3,694 persona jo të infektuar nga vendi.

Një total prej 1,775 personash që rezultuan pozitiv për COVID-19, që ishin të shtruar në Spitalin Wuhan Jinyintan, përqindja e personave më shumë të prekur i përkisnin grupit të gjakut të tipit “A”.

Ata zbuluan se pacientët me grupin e gjakut “A” priren të shfaqnin simptoma më të rënda.

Por megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar pasi bëhet fjalë për një studim paraprak, i cili do të duhet që të zhvillohet edhe më shumë.

“Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut “A” mund të kenë nevojë për mbikëqyrje më vigjilente nga mjekët dhe trajtim më agresiv”, tha njëri nga studiuesit.

Në të kundërt, grupi i gjakut “O” kishte një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundjen infektive në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Nga 206 pacientë që kishin vdekur nga Covid-19 në Wuhan, 85 kishin gjak të grupit “A”, i cili e kishte vdekshmërinë 63 % më shumë se sa tipi “O”.

Numri më i vogël i pacientëve ishin ata me grupin e gjakut AB, të cilët shënuan vetëm 10 përqind.

 “Nëse jeni tipi “A”, nuk ka nevojë të jeni në panik.  Nuk do të thotë që ju do të infektoheni 100 %. Nëse jeni tipi “O”, nuk do të thotë që të jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart, dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet”, tha një tjetër nga grupi i studiuesve.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe janë infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503.

Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 55 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono