Studiuesit kinezë: Koronavirusi nuk do zhduket por do të kthehet sërish

schedule22:14 - 28 Prill, 2020

schedule 22:14 - 28 Prill, 2020

Koronavirusi që për momentin ka pushtuar botën, nuk do të zhduket plotësisht. Ky virus do të kthet si një virus sezonal, pra si gripi. Kështu është shprehur një shkencëtar kinez së fundmi.

Një grup studiuesish mjekësorë dhe virologë u thanë gazetarëve në Pekin të hënën se virusi shumë gjasa nuk do të zhduket, ashti siç ndodhi me SARS-in, sepse mund të prekë bartësit pa simptoma.

Kjo do të thotë që njerëzit mund ta përhapin virusin pa pasur simptoma si ethe dhe kollë, duke e bërë të vështirë ndjekjen e përhapjes së tij. Studiuesit shtuan se zyrtarët kinezë të shëndetit vazhdojnë ende konfirmojnë dhjetëra transportues asimptomatikë çdo ditë.

Jin Qi, drejtues i institutit të Biologjisë Patogjene në Kinë u shpreh:

“Kjo ka shumë të ngjarë të jetë një epidemi që bashkëjeton me njerëzit për një kohë të gjatë, bëhet sezonale dhe është e qëndrueshme brenda trupave të njeriut”.

Mjekë në të gjithë botën e kanë pranuar se virusi nuk ka gjasa të eliminohet plotësisht, pavarësisht izolimeve dhe masave të tjera të forta që po zbatohen në disa kombe.

Sipas Bloomberg, studiuesit kinezë zbuluan gjithashtu se nuk ka asnjë provë deri më tani se përhapja e virusit do të ngadalësohet gjatë verës. /abcnews.al/