Studiuesi: Shqipëria dhe Kosova, të fundit në rajon për rastet, por edhe për testet e koronavirusit

schedule12:09 - 29 Prill, 2020

schedule 12:09 - 29 Prill, 2020

Bledar Feta, studiues I Programit të Evropës Jug-Lindore në ELIAMEP, thotë se Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me numrin më të vogël të të infektuarve, por janë edhe ndër vendet me numrin më të vogël të testimeve, një problematikë që vë në pikëpyetje identifikimin real të rasteve të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Në fakt, ishte lënia pas dore e sistemeve të shëndetsisë, e cila rriti gjasat e nevojës për masa të ashpra. Reagimi fortë ndaj pandemisë nga qeveritë doli si domosdoshmëri e vetëdijes për dobësinë relative të sistemeve shëndetsore në rajon. Kriza I gjeti këto sisteme në gjendje të brishtë dhe të paafta për të përballuar një shpërthim, serioz, le të themi, të kovid 19.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!