Studimi shuan shpresat: Ky është ndikimi që ka rritja e temperaturave te koronavirusi

schedule16:12 - 9 Maj, 2020

schedule 16:12 - 9 Maj, 2020

Moti i ngrohtë i pranverës dhe i verës nuk mund ta “vrasë” koronavirusin apo të ngadalësojë aftësinë e tij për t’u shpërndarë. Kështu janë shprehur disa shkencëtarë kanadezë dhe amerikanë të cilët shtojnë se rrisku i transmetimit të virusit reduktohet vetëm me 1.5 për qind për çdo gradë Celsius mbi 25 C.

Ata analizuan më shumë se 370,000 raste në qytete të ndryshme në Amerikën Veriore dhe në fund arritën në përfundimin se “vera nuk do ta bëjë koronavirusin që të largohet.”

Këto zbulime shuajnë disi shpresat se impakti i pandemisë mund të zbutet në muajt në vazhdim me rritjen e temperaturave.

Vetë presidenti amerikan Donald Trump është shprehur muajin e shkuar se kërkuesit kanë sugjeruar se kombinimi i rrezeve ultra violet dhe motit të ngrohtë mund ta vrisnin virusin brenda minutave.

Në një nga studimet e fundit, studiuesit nga Universiteti i Torontos shikuan një total prej më shumë se 375.600 rastesh të konfirmuara me COVID-19 në SHBA dhe Kanada në mars.

Ata krahasuan efektin e temperaturës, lagështisë, mbylljes së shkollave, kufizimet e tubimeve masive dhe distancimin shoqëror në përhapjen e sëmundjes.

Rezultatet nuk treguan asnjë lidhje mes rritjes së temperaturave dhe uljes së numrit të të infektuarve  dhe një ndryshim të papërfillshëm midis lagështisë dhe rasteve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!