Studimi: Qentë mund të nuhasin stresin te pronarët e tyre

schedule14:55 - 2 Tetor, 2022

schedule 14:55 - 2 Tetor, 2022

Jo më kot ekziston shprehja që qeni është miku i mirë i njeriut. Një studim i ri ka treguar se qentë mund të nuhasin stresin ose ankthin nga djersa dhe fryma e njeriut. Hulumtimi i kryer nga studiuesit në Universitetin Queen’s Belfast, i botuar në revistën Plos One, përfshiu katër qen dhe 36 njerëz.

Studiuesit mblodhën mostra të djersës dhe frymëmarrjes nga pjesëmarrësit para dhe pasi të bënin një ushtrim të vështirë matematikor. Ata raportuan nivelet e tyre të stresit para dhe pas detyrës, dhe studiuesit përdorën vetëm mostra ku presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës së personit ishin rritur.

Qentë u stërvitën se si të kërkonin për një sërë aromash dhe të paralajmëronin studiuesit për mostrën e duhur. Qentë ishin në gjendje të paralajmëronin saktë studiuesit për mostrën e stresit të secilit individ. Ky është studimi i parë i këtij lloji dhe ofron prova se qentë mund të nuhasin stresin nga fryma dhe djersa.

Clara Wilson tha: “Gjetjet tregojnë se ne, si njerëz, prodhojmë aroma të ndryshme përmes djersës dhe frymëmarrjes kur jemi të stresuar dhe qentë mund ta dallojnë këtë nga aroma jonë.” Hulumtimi thekson se qentë nuk kanë nevojë për shenja vizuale ose dëgjimore për të perceptuar stresin njerëzor. /abcnews.al