Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studimi/ Koronavirusi ka qarkulluar në Wuhan që prej gushtit të vitit të kaluar

schedule09:51 - 15 Qershor, 2020

schedule 09:51 - 15 Qershor, 2020

Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit, se koronavirusi mund të kenë qenë i pranishëm në ëuhan të Kinës që prej gushtit të vitit të kaluar shkaktoi polemika të shumta. Studimi bazohet në imazhet satelitore të lëvizjeve të trafikut nëpër spitalet e ëuhanit dhe gjurmimin e kërkimeve në internet për simptoma të virusit.

Sipas studimit, ka patur një rritje të dukshme të automjeteve që parkonin jashtë spitaleve të qytetit nga fundi i gushtit deri në 1 Dhjetor 2019. Kjo përkoi, thotë raporti, me një rritje të kërkimeve në internet për simptoma të mundshme të koronavirusit si “kollë” dhe “diarre”.

Studimi pretendon se ka patur një rritje të kërkimeve në motorin e kërkimit të njohur kinez Baidu për këto simptoma, veçanërisht diarre, dhe sipas një monitorimi të bërë nga BBC, konfirmohet se në të vërtetë ka patur shtim të kërkimeve për këtë simtomë.

Studiuesit gjithashtu mund të kishin krahasuar këto të dhëna me spitalet në qytetet e tjera kineze, për të parë nëse rritjet në trafik dhe kërkimet në internet ishin të ngjashme me ëuhanin, vendi ku shpërtheu virusi.

Pa këtë krahasim, përveç pikëpyetjeve në lidhje me kërkimet në internet për simptomat e koronavirusit, provat që tregojnë se banorët e ëuhanit kanë marrë trajtim për virusin nga gushti i vitit të kaluar mbeten shumë e diskutueshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!