Studimi: Koronavirusi ka nisur të qarkullojë në Kinë që në tetor të 2019-ës

schedule22:27 - 19 Mars, 2021

schedule 22:27 - 19 Mars, 2021

Rasti i parë i një njeriu të infektuar me SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19 , mund të jetë regjistruar në provincën Hubei të Kinës që nga 7 tetori 2019. Vetëm në mes të dhjetorit, dy muaj më vonë, rastet e para u raportuan zyrtarisht në Wuhan në tregun e produkteve të detit.

Analiza e “përhapjes së virusit dhe “orës molekulare” të tij zbuloi se kishte më shumë të ngjarë që të ndodhej në Wuhan nga kjo pikë dhe kishte qarkulluar në Hubei në nivele të ulëta në fillim të nëntorit 2019, dhe ndoshta që në mes të tetorit.

Por për shkak të simptomave të reja të Covid-19 dhe një numri fillimisht të vogël të infektimeve ishte e vështirë të identifikohej patogjeni.  Si rezultat, virusi erdhi në vëmendjen e autoriteteve vetëm kur një grup simptomash misterioze të lidhura me Tregun e Ushqimeve të Detit Huanan u panë në dhjetor.

Kjo çoi në teorinë tani të diskredituar që tregu i produkteve të detit, ku një shumëllojshmëri e gjerë kafshësh shiten të gjalla dhe të ngordhura, ishte vendi ku nisi pandemia. Dr Jonathan Pekar nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego kreu një studim matematikor për të përcaktuar se kur u shfaq virusi fillimisht.

“Në analizën tonë primare, ne supozojmë se 17 nëntori përfaqëson rastin e parë të dokumentuar të Covid-19,” shkruajnë studiuesit. Sidoqoftë, të dhënat e para mund të kenë nisur që më 7 tetor, shtojnë studiuesit. sb/abcnews.al/