Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studimi: Ilaçet steroide ulën nivelin e vdekjeve për shkak të Covid-19 me 20%

schedule09:20 - 3 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 3 Shtator, 2020

Në një studim të përbashkët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shkencëtarët britanikë ka rezultuar se ilaçet steroide ulën nivelin e vdekjeve për shkak të koronavirusit me 20 përqind.

Sipas një artikulli të botuar në Journal of American Medical Association, shtatë studime të përdorimeve të ndryshme steroide në pacientë me Covid-19 në 12 vende u analizuan në një studim të përbashkët të kryer nga OBSH dhe Instituti Kombëtar i Studimeve Shëndetësore në Universitetin Bristol.

Në studim pacientë që përdornin rregullisht steroide (deksametazon, hidrokortizon dhe metilprednisolon) u ndoqën për 28 ditë.



Profesor i Statistikave Mjekësore Jonathan Sterne, u shpreh: Steroidet janë të lira dhe të disponueshme. Kanë qenë efektivë në zvogëlimin e vdekjeve në mesin e njerëzve më të prekur nga Covid-19. /m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!