Studimi i IFC: Rreziku i rënies së fluksit është i vogël

schedule15:02 - 3 Prill, 2018

schedule 15:02 - 3 Prill, 2018

5000 deri në 6000 automjete në ditë qarkullojnë mesatarisht në Rrugën e Kombit. Të dhënat janë publikuar nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet, sipas të cilës, rreziku i uljes së numrit është i një shkalle të vogël.

Koorporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet ka detajuar edhe lëvizjen e automjeteve në rrugën e kombit.
Sipas IFC-së, gjatë periudhës Mars 2014-Mars 2015 lëvizën rreth 5000 deri në 6000 automjete në ditë. Me tarifën minimale prej 5 euro, koncesionari do të arkëtojë 10 milionë euro vitin e parë.

Kurse zyrtarisht, sipas kontratës, në total pas 30 vitesh, koncesionari arkëton nga tarifa e kalimit në tunel minimalisht 336 milionë euro.
Studimi i Korporatës Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet, tregon se flukset e trafikut janë të paqëndrueshme, duke iu referuar kryesisht muajve të verës dhe funjavave me diell për shkak të udhëtimeve të shqiptarëve drejt Tiranës apo bregdetit shqiptar. Sipas tabelës së studimit të IFC niveli më të lartë i trafikut numëron rreth 6,400 automjete në ditë.

Nuk përjashtohet rreziku se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeverisë i duhet të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.
Në kontratë është parashikuar gjithashtu se nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga korporata Financiare ndërkombëtare 5000 automjete në ditë, fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!