Studimi: Fëmijët janë po aq të prekshëm nga koronavirusi sa edhe të rriturit

schedule22:58 - 30 Prill, 2020

schedule 22:58 - 30 Prill, 2020

Fëmijët kanë po aq gjasa për t’u infektuar me koronavirus dhe për ta përhapur tek të tjetër, sa edhe të rriturit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Këto gjetje janë bërë nga shkencëtarët në Kinë të cilët zbuluan se fëmijët përbëjnë po aq risk për të përhapur virusin korona sa të rriturit.

Mënyra sesi COVID-19 prek të vegjlit i ka konfuzuar ekspertët që në fillim të pandemisë pasi disa prej tyre u sëmurën vërtet rëndë ose edhe humbën jetën pasi u infektuan me virusin.

Kërkuesit, të cilët punuan me Universitetin Johns Hopkins në Baltimorë studiuan 391 persona të cilët u sëmurën me COVID-19 në Shenzhen mes 14 janarit dhe 12 shkurtit.

Ata thanë se shkalla e sulmit ishte e njëjtë në të gjitha grup-moshat dhe kategoritë e të infektuarve. Personat që jetuan me, apo patën kontakt me dikë që e kishte virusin kishin shanse të barabarta për t’u infektuar pavarësisht moshës që kishin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!