Studimi, çfarë e shkatërroi Durrësin dhe Ilirinë? Arkeologu: Ja çfarë tregojnë dy thesaret e zbuluara

schedule09:06 - 29 Janar, 2025

schedule 09:06 - 29 Janar, 2025

Prof. AD. Dr. Eduart Shehi, i cili është arkeolog pranë Institutit Arkeologjik prej 20 vitesh, ka bërë së fundmi një studim lidhur me qytetin e Durrësit. Ai ka zbuluar dy thesare, të cilat qytetarët i lanë pas, sepse shpërtheu një zjarr masiv.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Shehi ka treguar se thesaret e gjetura në vitin 1941 dhe 2010 “flasin” për shkatërrimin e qyteteve të Ilirisë gjatë shekullit të dytë.

“Bëhet fjalë për një ngjarje të dhunshme të viteve 70 pas Krishtit që kanë shkatërroi Durrësin. Arsyeja pse e nisa këtë studim, ishin të dhënat që tregonin një dallim kaq i madh në kulturën e qytetit.

Duke grumbulluar informacionin, na rezulton se kemi të bëjmë me tre periudha të ndryshme arkeologjike. Zbulova që kishte një lëvizje të menjëhershme të popullsisë për shkak të një djegie masive. Edhe njerëzit kanë qenë të detyruar të largohen menjëherë dhe nuk kanë arritur të marrin dot asgjë. E gjithë kjo shtresë është një pasuri e madhe e shtresës së përditshme”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!