Studentët kanë vazhduar ditën e shtatë të protestave. Ata u mblodhën përpara Fakulteteve përkatëse dhe më pas marshuan drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.
Ata vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre siç janë përgjysmimi i tarifave, karta e studentëve, rritja e buxhetit për arsimin apo dhe kushte më të mira në konvikte. Që prej ditës së parë sërish studentët kanë bërë thirrje që protesta e tyre mos të politizohet.
Të dielën, kryeministri Rama në një video nga rrjeti social Facebook kërkoi dialog me studentët, por këto të fundit sërish nuk kanë pranuar asnjë negociatë. Të martën është dhënë dhe afati për plotësimin e kërkesa, në të kundërt studentët kanë paralajmëruar edhe përshkallëzimin e protestave./abcnews.al