Studentët nisin mbledhjen e firmave për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

schedule11:15 - 29 Janar, 2019

schedule 11:15 - 29 Janar, 2019

Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit e Arkitekturës kanë nisur mbledhjen e firmave, për të kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Peticioni ka nisur të firmoset tek fakulteti që u bë iniciues i protestave studentore të dhjetorit. Kushtetuta parashikon që të drejtën e një iniciative ligjore, e kanë 20 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Studentët bëjnë të ditur se peticioni që synon anullimin e ligjit për arsimin e lartë, do përcillet në cdo fakultet, për t’u firmosur nga studentët që janë dakord me këtë kërkesë.

Duket drejt zgjidhjes situata tek Fakulteti i Drejtësisë për studentët që duan të zhvillojnë mësim. ABC News ka mësuar se dekani Artan Hoxha u ka komunikuar studentëve mundësinë që mësimi të zhvillohet pasdite në gjimnaze të Tiranës, e për këtë pritet një konfirmim i Ministrisë së Arsimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!