Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentët kërkojnë të mblidhet parlamenti, Balla: Po, me kryeministrin

schedule14:42 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 14:42 - 14 Dhjetor, 2018

Kërkesës së studentëve  për të thirrur në një seancë të jashtëzakonshme parlamentin me qëllim plotësimin e 8 pikave që mbajnë në rrugë të rinjtë e auditoreve i është përgjigjur Taulant Balla. Kryetari i grupit parlamentar socialist i ka thënë PO në një status në rrjetet sociale ku ka sqaruar se: Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha tëë ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre”- e mbyll Taulant Balla përgjigjen që studentët presin t’ua japë kryeministri Edi Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!