Studentët e Shkodrës të ndarë mes ngujimit e mësimit

schedule19:20 - 23 Janar, 2019

schedule 19:20 - 23 Janar, 2019

Për një pjesë të studentëve të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kërkesat nuk janë plotësuar. Në kushte të tilla të rinjtë vijojnë ngujimin pa afat. Studentët thonë se nuk kanë një përgjigje zyrtare nga rektorati për përmirësimin e kushteve në universitet.

Dita e tretë e javës i gjeti të ndarë studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin, ndërsa pjesa tjetër është rikthyer në mësim.

Studentët që bojkotojnë thonë se nuk rikthehen pa u përmirësuar kushtet në universitet. Për disa kërkesat mund të quhen të plotësuara. Pavarësisht takimeve të zhvilluara të ngujuarit thonë se nga ana e rektoratit të Universitetit nuk ka ende një përgjigje zyrtare për kërkesat e studentëve. Të rinjtë kërkojnë që politika të investojë për studentët të ardhmen e vendit.

Gazetar ABC News: Simon Shkreli

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!