Studentët e Korçës të gjithë në auditore, zv.rektori: Do të vaksinohen në ditët në vijim, s’mund t’i penalizojmë

schedule10:42 - 18 Tetor, 2021

schedule 10:42 - 18 Tetor, 2021

Studentët e Universitetit të Korçës janë futur sot në auditorë pavarësisht nëse e kanë bërë apo jo vaksinën. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj, studentë janë lejuar që të futen sot, por duke mbajtur maskën.

Zv.rektori Artir Adili është shprehur se të gjithë studentët do të orientohen drejt vaksinimit në ditët në vazhdim dhe se nuk mund t’i penalizojnë.

“Në lidhje me studentët e pavaksinuar janë dy qendra vaksinimi, pjesa më e madhe e kanë marrë dozën e parë, ata të pavaksinuarit do futen duke respektuar masat anti-Covid, pra të pajisur me maskë. Me kalimin e kohës duhet të vaksinohen të gjithë, normalisht nuk i vaksinojmë dot brenda ditës dhe nuk mund ti penalizojmë për mësimin”-tha ai  në një deklaratë për mediat.