Studentët e Drejtësisë i japin fund ngujimit

schedule16:32 - 11 Shkurt, 2019

schedule 16:32 - 11 Shkurt, 2019

Studentët e Fakultetit te Drejtësisë në Tiranë kanë vendosur t’i japin fund  ngujimit në mjediset universitare.  Të martën hyrja për në auditore do të jetë e lirë. Studentët thonë se ky ishte një vendim i shumicës dhe ata do ta respektojnë.

Më herët studentët e Fakultetit të Drejtësisë përmes një letre, i kërkuan  Dekanit Artan Hoxha, të adresojë në instucionet përkatëse kërkesen e tyre për shfuqizim të Ligjit për Arsimin e Lartë, të shtyjë sezonin akademik në përputhje me oret e humbura gjatë protestës, të shtyjë dorëzimin e dokumentave për përfitimin e bursës dhe përgjysmimin e tarifave si dhe të mos penalizojë studentët protestues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!