Reperi i njohur, Stresi ndodhet në arrati prej disa muajsh, pasi policia e shpalli në kërkim pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Por kjo nuk e bënë atë të qendrojë indiferentë ndaj ngjarjeve që shqetësojnë aktualitetin.
Së fundmi, Stresi është prekur nga gjendja e vështirë ekonomike e shqiptarëve krijuar nga pandemia e Covid-19.
Ai ka postuar në Instagram një listë të gjatë borxhesh, duke mos dhënë shumë detaje.
Megjithatë reperi e ka shoqëruar një deklaratë të kryeministrit Edi Ram, lidhur me garën për mandatin e tretë, ku thotë: ”Mandatin e tretë nuk po e kërkoja, sepse dua të rri me familjen, por po e bëj për Shqipërinë!”
Ndërsa Stresi ka shkruar: “Lista e borxheve, e mjera Shqiperi ne 2021”.
Kujtojmë se “S’jam dorëzu” titullohet projekti i fundit muzikor nga reperi, të cilin e solli në duet me Getinjon. l.k/abcnews.al