Strategjia e zgjerimit në vështrimin e shteteve anëtare të BE

schedule19:53 - 15 Shkurt, 2018

schedule 19:53 - 15 Shkurt, 2018

Vendet e BE janë të bindur se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë dhe vështirësi përpara në rrugën e integrimit. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare shprehën pikëpamjet e tyre në një takim dyditor informal në Sofje.

Shumë janë shtetet anëtare që kanë pikëpyetjet e tyre lidhur me strategjinë e zgjerimit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor nga viti 2025, por jo për të njëjtat arsye.

Një nga vendet themeluese të BE, Franca, bën të qartë, se kushtet për t’u anëtarësuar kërkojnë shumë punë dhe se rruga për t’ia arritur ka plot vështirësi.

Jean-Yves Le Drian, ministri i Jashtëm francez: “Shpresojmë që ky takim të na japë mundësinë të diskutojmë qetësisht për integrimin e vendeve të Ballkant Perëndimor në Bashkimin Europian. E di që është një shqetësim i presidencës bullgare dhe është e qartë se rajoni është i prirur për t’u integruar në Bashkimin Europian. Madje, presidenti francez, Emanuel Macron, gjatë fjalimit të tij në Universitetin e Sorbonës e bëri të qartë, që kjo gjë është e pakundërshtueshme. Por po aq e qartë është gjithashtu, se anëtarêsimi ka kushte, që këto kushte kërkojnë shumë punë dhe që rruga për t’ia arritur ka plot vështirësi. Bashkimi Europian duhet të ndihmojë këto vende kandidate që të plotêsojnë normat dhe të përmbushin kriteret që u kërkohen për këtë qëllim”.

Më në qendër të Bashkimit Europian, strategjia e ekzekutivit shihet si zhgënjyese, pasi nuk është ambicioze dhe konsiderohet si tepër e ngadaltë.

Péter Szijarto, ministri i Jashtëm hungarez: “Nuk jam fare i kënaqur me strategjinë e Komisionit Europian për zgjerimin e BE-së me Ballkanin. SHBA-të, Rusia, Turqia kanë secili strategjinë e tyre për Ballkanin, përveç Bashkimit Europian, që ka një strategji të ngadaltë për rajonin. Nëse ne duam të jemi fitues në rajon, strategjitë tona duhet të jenë shumë më tê shpejta. Mbështesim përshpejtimin e procesit me vendet e Ballkanit. Për Serbinë dhe Malin e Zi data e anëtarësimit duhet të jetë 2022. 2025 është shumë vonë. Po ashtu mbështesim dhe procesin me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Lidhur me çështjen midis Kosovës dhe Serbisë, kryqëzojmë gishtat që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të qëndruehsme që të kemi siguri dhe stabilitet në rajon”.

Eksperiencën e vështirë në zgjidhejn e çështjeve bilaterale e theksojnë vetë ministrat e jashtêm nga rajoni i Ballkanit:

Karl Erjavec, ministër i Jashtëm i Sllovenisë: “2025 nuk është realiste. Shihni shembullin e Sllovenisë që ka shpenuzar 20 vite dialog me Kroacinëë për të gjetur një zgjidhje për kufirin detar midis dy vendeve. Po ashtu 26 vite dialog midis Kroacisë dhe Serbisë për çështjet e kufirit, apo me Bosnjën dhe Malin e Zi. Pra, nuk është e mundur që këto çështje të zgjidhen në 2025 dhe kjo mund të përbëjë një problem të madh për zgjerimin e BE-së me Ballkanin”.

Momentalisht, ministrat e jashtëm të BE-së ftojnë homologët e tyre nga Ballkani të diskutojnë për sigurinë dhe çështjen e mbrojtjes.

Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së: “Ne po fillojmë të përgatisim samitin e 17 Majit në Sofje. Ne do të diskutojmë me homolopgët tanë nga Ballkani, nesër në Sofje rreth një prej priopriteteve të strategjisë së Komisionit Europian që ka të bëjë me sigurinë dhe mbrojtjen”.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në një takim dyditor informal në Sofje për të diskutuar lidhur me dosje të nxehta të politikës së jashtme të Bashkimit Europian si edhe integrimin e venedeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian./abcnews.al