Strategjia e komunikimit të Kryeministrit Rama në Byro Politike

schedule09:22 - 5 Korrik, 2018

schedule 09:22 - 5 Korrik, 2018

Strategjia e komunikimit të Kryeministrit Rama është trajtuar në studion e  Byro Politke në ABC News. Të ftuar në studion ishin: Blendi Salaj, gazetar, Ilir Kalemaj, pedagog, Roland Lami, gazetar dhe Mark Marku, pedagog.

Për Markun, më tepër se komunikimi politik i kryeministrit Rama është më shumë propagandë.

Sipas Lamit kjo formë komunikimi ka disa probleme. Paradoksi i parë sipas tij është që kjo formë komunikimi fillon pas zgjedhjeve. Paradoksi i dytë është se kjo formë komunikimi funksionon në demokraci të drejpërdrejta. Një tjetër paradosk sipas tij është që problemin ekthen në komik ose banal.

Ilir Kalemaj tha se Rama e ka perfeksionuar gjuhën totalitare duke qenë se është politikani më jetëgjatë.

Ndërsa Blendi Salaj e konsideron një fushatë eklektorale pa fund që nuk mbaron asnjëherë dhe që nuk qeveris. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!