Rihapet vetingu për Antoneta Sevdarin/ Për herë të parë, Kolegji i Posacëm i Apelimit rishikon vendimin e tij

schedule13:31 - 11 Mars, 2024

schedule 13:31 - 11 Mars, 2024

Kur kanë kaluar 5 vite nga shkarkimi I prokurores së Tiranës Antoneta SAevdari, Klogji i posaçëm i Apelimit  riçeli edhe njëherë porcesin gjyqësor për rikthimin në detyrë. Këtë të hënë KPA për herë të parë pranoi kërkesën e Sevdarit duke prishur vendimit të vet të marrë më 28 shkurt 2019 për Sevdarin, që urdhëroi largimin nga detryra.

Edhe pse Sevdari, u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë në 2018-tën ajo u shkarkua një vit më vonë, për shkak se bashkëshorti I saj nuk kishte deklaruar të ardhurat që kishte fituar nga puna që kryente në arabinë saudite.

Sevdari në kohën e shkarkimit mbante postin e anëtres së Këshillit të Lartë të Prokurorisë ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 17 prill. . Në vitin 2022 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

Sipas vendimit të gjykatës së strasburgut, me shkarkimin e Sevdarit janë kryer disa shkelje proceduriale, por  ky rast është përjashtimor dhe nuk mund të përdoret nga të larguarit e tjerë kundër procesit të vetingut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!