Strakosha: Lazio ime, iki pas 10 vitesh të bukura! Do ju kem në zemër

schedule11:19 - 22 Maj, 2022

schedule 11:19 - 22 Maj, 2022

Thomas Strakoshën e presin në Premier League, ndërkohë që një ditë më parë pas ndeshjes ndaj Verona bëri xhiron rreth stadiumit dhe u përshëndet me tifozët e Lazios.

Portieri i kombëtares shqiptare ikën i emocionuar, ndërkohë që nga ana tjetër nuk mund të mos i shkruajë ca radhë për këtë eksperiencë të gjatë në kryeqytetin italian.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Strakosha shkruan: “Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe, dua të falënderoj, gjithashtu edhe shokët e mi të skuadrës që kam pasur tek ekipi i të rinjve dhe tek ekipi i parë, bashkë me trajnerët dhe stafet e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë”. / abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha)