Strakosha drejt largimit, Lazio në tratativa me portierin e Veronës

schedule20:44 - 25 Janar, 2021

schedule 20:44 - 25 Janar, 2021

Ky sezon i Thomas Strakoshës nuk po shkon në mënyrën e duhur dhe kjo e shtyn gardianin e kombëtares sonë të shohë mundësinë e mos rinovimit me Lazion.

Nga ana tjetër klubi mesa duket nuk ka ndërmend të këmbëngulë për ta mbajtur Strakoshën, por mund ta nxjerrë në shitje që në këtë verë për të marrë shifrën e dëshiruar nga ikja e tij, teksa kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2022.

Gjithë këtë skenar e bën akoma më të mundshëm thashetheme i fundit i dalë në mediet italiane. Gazetari Nicolo Schira raporton se Lazio ka nisur tratativat për blerjen e Marco Silvestrit, portierit të Hellas Veronës.

 

29-vjeçari po tregon prej sezonesh nivel të lartë me ish-klubin e Kumbullës dhe duket se ka ardhur momenti për të bërë një hap më të madh. Nga ana tjetër për Strakoshën ka disa klube të interesuar dhe ideja më e pëlqyer është kalimi në Premier League. /abcnews.al