Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë përgjithmonë emigrimin nga vendet e botës së tretë.
Vendimi u njoftua nga presidenti Donald Trump, pasi një shtetas afgan sulmoi dy anëtarë të gardës kombëtare në Uashington, një prej të cilëve ndërroi jetë.
Presidenti amerikan than ë një postim në Truth Social se vendimi do të lejojë që sistemi amerikan të rikuperohet plotësisht nga politikat e emigracionit që kanë përkeqësuar fitimet dhe kushtet e jetesës për shumë amerikanë.
Megjithatë kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk dha detaje se si do të zbatohet plani i tij dhe cilat janë vendet që mund të preken.
Unë do ta ndaloj përgjithmonë emigrimin nga të gjitha vendet e Botës së Tretë. Do të largoj këdo që nuk është një aset për SHBA, do t’i jap fund të gjitha përfitimeve jo-qytetarët e vendit dhe do të deportoj çdo shtetas të huaj që është një barrë publike, rrezik sigurie.
Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë pezulluar shqyrtimin e të gjitha kërkesave për emigracionin nga afganëtpër arsye sigurie. Po ashtu administrata është udhëzuar të rishikojë dhënien e kartave të gjelbra që I mundësojnë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara qytetarëve nga vende të tjera.
Masat e rrepta vijnë pas sulmit në pranë Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan. Autoritetet arrestuan 29-vjeçarin Ramanullak Lakanëal, I cili kishte hyrë në vend në vitin 2021, falë një programi që ofronte mbrojtje të posaçme për për afganët që kishin punuar me forcat amerikane pas tërheqjes së tyre nga Afganistani.
Lakanëal kishte punuar me agjenci të rëndësishme amerikane përfshirë edhe CIA dhe një kërkesë e tij për azil ishte miratuar në fillim të këtij viti.
Nuk dihen ende motivet që e shtynë 29-vjeçarin të qëllonte ndaj oficerëve të gardës. Një prej tyre, 20-vjeçarja Sarah Beckstorm ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa oficeri tjetër Andreë Ëolf 24 vjeç, është në gjendje të rëndë.

