Statuti i ri, PD në proces të brendshëm zgjedhor

schedule15:52 - 30 Prill, 2018

schedule 15:52 - 30 Prill, 2018

Një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirri në takim grupin parlamentar demokrat, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm që do të ndiqen nga kjo forcë politike.

Burime nga mbledhje e grupit të PD, bënë me dije se kryedemokrati Basha dhe deputetët kanë vendosur vazhdimin e protestave dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në degët e PD-së në gjithë vendin.

Me miratimin e statutit të ri, demokratët do të kalojnë në një fazë të re të zhvillimeve të brendshme, ku pritet që shumë shpejt të nisë procesi zgjedhor në seksione, grupseksione dhe për kryetar dege të Partisë Demokratike në rrethe.

Gjithashtu, sipas burimeve nga mbledhja e grupit të PD, saktësohet se ligjvënësit demokratë nuk do të jenë pjesë e punimeve në komisionet parlamentare, me përjashtim të rasteve specifike.

Ndërsa do të vazhdojnë të mbështesin qytetarët në protesta, kryetari i PD-s mësohet të ketë dhënë porosi dhe për qëndrimin që duhet të mbajnë të gjithë deputetët demokratë, lidhur me çështjen “Tahiri”.

Sipas Bashës, kjo çështje duhet të mbetet në artikulimin politik të opozitës.

“Parlament normal me Sajmir Tahirin të lirë dhe kuksianët në burg nuk ka”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-s, lidhur me qëndrimin e demokratëve në seancën e radhës parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!