Futbolli tashmë është pezulluar në Europë për shkak të Coronavirusit dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është një rezyme e sezonit që është ndërprerë. Bëhet fjalë për portierët më të mirë të kontinentit dhe është “Opta” ajo që na tregon statistikat në pesë kampionatet kryesore.
Sipas saj, pesë portierët më të mirë në bazë të numrave në Europë janë Walter Benitez (Nice), Dean Henderson (Sheffield United), Wojciech Szczesny (Juventus), Martin Dubravka (Newcastle) dhe Vicente Guaita (Crystal Palace). Ky klasifikim është bërë në bazë të pritjeve, gooditjve në portë dhe golave të pësuar.
9.6 – The highest performing goalkeepers in Europe’s top five leagues this season for Goals Prevented, based on Opta’s Expected Goals on Target data:
9.6 | Vicente Guaita
8.7 | Martin Dubravka
7.4 | Wojciech Szczesny
7.2 | Dean Henderson
7.0 | Walter BenítezStoppers. pic.twitter.com/2Wg07Ia20U
— OptaJoe (@OptaJoe) March 18, 2020
Vendin e parë e mban pikërisht portieri Vicente Guaita. Ky i fundit ka pësuar 26 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka hasur 113 goditje në portë. Portieri është vlerësuar me notën 9.6 nga “Opta” dhe kryeson renditjen. /abcnews.al