Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Starship arrin për herë të parë në orbitën e Tokës/ DETAJE, SpaceX vendos në hapësirë 26 satelitë të rinj Starlink

schedule18:41 - 28 Shtator, 2026

schedule 18:41 - 28 Shtator, 2026

Raketa gjigante Starship e kompanisë SpaceX ka arritur për herë të parë në orbitën e Tokës, në një mision që shënon një moment të rëndësishëm për programin hapësinor të kompanisë së Elon Musk. Gjatë fluturimit, një nga tre motorët kryesorë të Starship u fik më herët se sa ishte planifikuar, por inxhinierët arritën ta zgjidhnin situatën dhe anija vazhdoi drejt orbitës.

Raketa  pa ekuipazh,  mbi 120 metra e gjate , u nis nga kompleksi Starbase i SpaceX, pranë Brownsville, në Teksas. Ai përbëhej nga  baza perforcuese e raketes Super Heavy dhe faza e sipërme qe njihet si anija Starship.

Perforcuesi Super Heavy e ngriti Starship drejt hapësirës dhe më pas u rikthye drejt ujërave të Gjirit të Meksikës, ku realizoi një ulje të kontrolluar në det me ndihmën e motorëve.



Menjëherë pasi arriti në hapësirë, një nga tre motorët kryesorë të Starship u fik më herët nga sa ishte parashikuar. Fillimisht, SpaceX njoftoi se anija nuk do të tentonte të hynte në orbitë. Por vetëm pak minuta më vonë, pas një vlerësimi të ri nga inxhinierët, kompania vendosi të kryente ndezjen e motorit që do t’i jepte Starship shtytjen e nevojshme për të arritur orbitën. Pasi hyri në orbitë, Starship nisi të vendoste një nga një 26 satelitë të gjeneratës së re Starlink, në një lartësi të planifikuar prej rreth 269 kilometrash mbi Tokë.

Misioni pritej të zgjaste  rreth 10 orë dhe Starship të kryente gjashtë xhiro rreth Tokës,  por per shkak te fikjes se  njerit prej tre motoreve ai u kufizua ne pak me shume se tri ore sipas asaj qe raporton media Amerikane CNN.

Raketa u rikthye ne atmosphere dhe perfundoime nje ulje ne Oqeanin Paqesor e cila nuk ishte nje ulje e bute sic ishte parashikuar pasi anija u perfshi nga nje shperthim ne flake. Inxhinieret mbetet tashme te percaktojne nese Raketa pas disa nderhyrjeve do te mund te perdoret per fluturime te tjera.

Arritja në orbitë përbën një objektiv kyç për Starship, i cili deri tani kishte kryer vetëm fluturime suborbitale. 13 misionet e mëparshme testuese, që prej vitit 2023, nuk kishin arritur ta vendosnin mjetin në orbitë. Misioni i së hënës konsiderohet teknikisht fluturimi i 14-të testues i Starship, por këtë herë raketa transportoi edhe ngarkesën e parë orbitale: satelitët e rinj Starlink V3.

Elon Musk synon që, pasi Starship të hyjë në përdorim rutinë, satelitët V3 të lëshohen në grupe prej rreth 60 satelitësh për çdo mision. Kompania synon ta arrijë këtë ritëm në fund të këtij viti. Starship është gjithashtu një komponent i rëndësishëm i programit Artemis të NASA-s, i cili synon rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës dhe krijimin e një pranie afatgjatë njerëzore atje.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i këtij fluturimi është rikthimi i kontrolluar i Starship në Tokë. Anija duhet të kryejë një ndezje të motorit për daljen nga orbita dhe më pas të pozicionohet saktësisht për hyrjen në atmosferë.

Arritja e orbitës përbën një hap të rëndësishëm drejt synimit të SpaceX për ta bërë Starship një mjet plotësisht të ripërdorshëm, të aftë për të transportuar ngarkesa të mëdha në hapësirë, për të zgjeruar rrjetin Starlink dhe për të mbështetur misionet e ardhshme drejt Hënës  sipas parashikimeve ne vitin 2028 dhe, më vonë drejt  Marsit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!