Sulejman Starova, si zakonisht është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC dhe foli mbi ndeshjet e javës së tretë në Superiore. Fillimisht ai preku klasiken e futbollit shqiptar, mes Vllaznisë dhe Tiranës, duke vlerësuar ecurinë e kuqebluve deri më tani.
“Nuk më pëlqen shprehja ra Tirana, pasi është fillimi. Çdo javë ka skuadra që barazojnë, humbin e fitojnë. Vllaznia nuk vodhi asgjë, mori atë që meritoi. Loja zgjat 90 minuta dhe mbaron kur vërshëllen arbitri. Kur ka gola, 5, ka edhe dramë. Nga ana tjetër skuadrat kanë probleme teknike dhe taktike, po të shohim golat.
Është një nisje fantastike e Vllaznisë që bazën e ka të ndryshimi i madh, me sponsorin Xhaferi që është bashkuar në klub. Pse nuk kanë pasur rezultatet janë histori të tjera. Zgjodhën stafin teknik dhe i lanë në dorë afrimin e lojtarëve. E nisën shkëlqyeshëm, bënë detyrën me Apoloninë.
Po shpërblehen tani dhe duken si një familje. Morën edhe tre pikë fantastike me Skënderbeun. Mund ta pengojë një objektiv maksimal, ta frenojë disi. I kthehem asaj që kam thënë, edhe skuadra e tretë që shkon në Europë e ka një sy te play-out.
Skuadrat janë aty-aty dhe po shikohet. Është e hapur dhe çdo skuadër thotë që dalim kampionë. Apolonia, Skënderbeu, Bylisi dhe Kastrioti mendoj se nuk shkojnë në Europë. Dy nga 6 skuadrat e tjera do e kenë një sy të mos shkojnë në vend të tetë”./abcnews.al