Starova: Papadhopuli, një figurë e shquar e futbollit shqiptar

schedule23:54 - 21 Tetor, 2019

schedule 23:54 - 21 Tetor, 2019

Trajneri i njohur, Sulejman Starova, foli dhe për mikun e tij, të ndjerin Miço Papadhopulli, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Për legjendën e futbollit shqiptar, Starova tha:

“Papadhopulli është një figurë e shquar e futbollit shqiptar. Nofkën “Daja” e ka marrë që në rini, ka luajtur me emrat më të mëdhenj të historisë së Partizanit. Ka luajtur edhe me kombëtaren, ka qenë shumë i suksesshëm. Një njeri i mirë dhe një figurë e kompletuar. Mendoj se e respektuan në mënyrën e duhur. Familja e tij është e kënaqur, kam qëndruar pranë tyre. Më takon me thënë një gjë më tepër: Ai iku në një moshë kur i la të gjithë njerëzit mirë, iku në kushte të mira”, tha Starova./abcnews.al