Starova: Më kanë keqkuptuar për Egbo, s’kam xhelozi! Meriton kontratë te Tirana

schedule23:11 - 29 Qershor, 2020

schedule 23:11 - 29 Qershor, 2020

Sulejman Starova, pjesë e pandarë e skuadrës Pressing në ABC Neës, e hapi fjalën e tij me analizën e ndeshjes Skënderbeu-Tirana, si dhe më pas sqaroi edhe keqkuptimet që janë bërë për deklaratat e tij në lidhje me trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo.

“Po të thuash që Tirana filloi në minutën e 70-të, kur barazoi, e them me bindje se është gabim. Nevili i tha të gjitha, Skënderbeu aq e pati forcën. Skënderbeu ka shumë lojtarë, por bëri rreshtim gabim. Pas golit të parë të Ngoo, ndeshja mund të shkonte edhe 3 ose 4. Pse nuk luajti Tirana nga fillimi? Sepse e filloi në mënyrë prepotente. Tirana ka uri, e do titullin kampion dhe ne e themi, fati është me të fortin. Kështu që, fati pranohet në çdo ndeshje në futboll. Jo thjesht për 100 vjetor, pasi skuadra u ndërtua për të dalë kampion.

Egbo? Më vjen keq që “specialistët” i kanë keqkuptuar fjalët e mira, unë e njoh Egbon dhe kam folur për superlativa. Nuk ia kam mohuar ecurinë, nuk kam arsye që t’ia mohoj elozhet. Thjesht kam thënë që Tirana po kërkon një trajner më të kualifikuar. Programi dhe stërvitja e portierëve është tjetër gjë, ka ndryshime. Nuk të bën trajner liceca. Xhelozi? Nuk ka lidhje, po ta marrësh si xhelozi, unë i bie që po lavdëroj të gjithë, Memën, Julin, që ishin para Egbo. Tirana ka harxhuar para dhe kanë kaluar Partizanin në blerje, Partizanin që ishte kampion. Edhe Kukësi e ka të vështirë me Tiranën me këtë super-xhiro që ka marrë. Kukësi po e ndjek vërtetë, por Tirana nuk ka kundërshtarë. Kështu që, e gjitha kjo është respekti më i madh për Egbon, e meriton t’i bëjnë kontratë 2 ose 3 vjeçare, kaq”, u shpreh Starova./abcnews.al