Sulejman Starova në emisionin Pressing analizoi situatën e fundit të Kukësit, të cilën e konsideron si skuadër në progres. Trajneri i njohur flet edhe për naivitetin e Vllaznisë pas golit të shënuar.
“Dihej se Kukësi do të niste keq, por mendoj se ka bërë shumë mirë me kaq sa ka arritur. Është skuadër e re dhe duhet të punojë e qetë dhe njerëzit të jenë të duruar. Tani mundi Vllazninë dhe mori shumë moral, jo vetëm tre pikë.
Kukësi e di se ku i pikon çatia, por është në rrugë të duhur. Luan me Apoloninë dhe ka një trepikësh të sigurt dhe të tilla ndeshje të japin më shumë motiv për të punuar. Vllaznia është skuadër ofensive, por po dalin defektet. Është skuadër e re dhe trajner i ri.
Përballë Kukësit, kur je në avantazh 1-0 duhet të mbrohesh më shumë. Unë mendoj se në këtë ndeshje ka gabuar taktikisht trajneri. Të gjitha skuadrat në botë janë më të kujdesshme kur janë në avantazh. Janë mirë kur mbrohen, por vuajnë kur shtyjnë para.
Vllaznia ka pësuar katër gola, por i ka pësuar në një ndeshje. Unë thashë portierin, por kanë edhe defekte të tjera. I mungoi eksperianca sepse kur je në avantazh nuk duhet t’i japësh mundësinë kundërshtarit të sulmojë.
Nuk e kuptuan që ishin 1-0. Nuk po e quaj aspak shthurjen te goili i katërt. Hallaçi po flet me shumë hollësi dhe po tregon edhe taktikën dhe e sugjeroj të mos tregojë shumë sekrete sepse është ende në garë”, u shpreh Starova. /abcnews.al