Starova analizon dhe Tiranën: Mbrojtja nuk është në nivelin e duhur

schedule22:46 - 21 Tetor, 2019

schedule 22:46 - 21 Tetor, 2019

Sulejman Starova vazhdon të analizojë ekipet e Superiores në studiot e ABC News, në emisionin Pressing. Pasi u ndalua te Teuta, Bobi foli edhe për ekipin e Tiranës. Për bardheblutë, Starova tha:

TIRANA – “Nuk shoh diferencë të Tiranës nga skuadrat e tjera. Vazhdon të jetë në nivele më të larta pjesa nga mesi i fushës e lart. Ka një portier më të dobët se skuadrat tjera. Ka një mbrojtje e cila gabon herë pas here dhe është e ngathët. Ka vështirësi kur luan lart. Këto janë defektet e saj. Nuk është skuadër më e mirë se tjerat, por as tjerat nuk janë më të mira se Tirana. Emrat i ka të mirë, por kanë gabuar vazhdimisht. Pikët që ka lënë Tirana, i ka lënë dhe për gabime individuale. Nuk thashë që Tirana ka lojtarë më të dobët (drejtuar Dabullës)”.

“Thashë që sulmin e kanë më të mirë se mbrojtjen. Besoj se mbrojtja e Tiranës nuk është në nivelin e duhur për t’u krahasuar me Kukësin dhe Partizanin. Duke i referuar derbit, Tirana bëri 25-30 minuta presion, Partizani po mbrohej mirë. Pastaj, mbrojtja u hap. Filloi Torassa me gabim, gaboi dhe Kërçiku. Kjo bëri që Tirana të humbi derbin, gati me turp. Nuk është vetëm ky rast. Ka dhe raste të tjera”./abcnews.al