Stano për ofertën e Abazoviçit: Dialogu do të zhvillohet në Bruksel

schedule19:08 - 28 Mars, 2023

schedule 19:08 - 28 Mars, 2023

Zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka komentuar ofertën e kryeministrit Dritan Abazovic që Mali i Zi të jetë mikpritës i raundit të ardhshëm të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar kënaqësinë e tij që dialogu është bërë popullor në rajon.

“Ne jemi të kënaqur që shohim se dialogu po bëhet popullor në rajon dhe se gjithnjë e më shumë vende po ofrojnë mundësinë për ta pritur atë, por ne po ecim hap pas hapi, selia e dialogut është në Bruksel,” tha Stano në një konferencë shtypi për korrespondentët e Brukselit.

Stano po ashtu ka theksuar se në takimin e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës në Ohër është arritur një hap i rëndësishëm dhe se tani është e rëndësishme të punohet në zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit. Ai kujtoi gjithashtu se marrëveshja pati epilog gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ku shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borelj, i njoftoi ministrat e BE-së për këtë, si dhe gjatë Këshillit Evropian, kur liderët e mbështetën marrëveshjen dhe theksuan se “Të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e shpejtë të detyrimeve”.

“Kemi filluar punën institucionale për të funksionalizuar hapat e parë, domethënë harmonizimin e qëndrimit të përbashkët për kapitullin 35 dhe hapat përkatës nga ana e Kosovës”, ka thënë Stano.

Zëdhënësja e KE-së njoftoi se javën e ardhshme në Bruksel do të mbahet takimi i kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e BE-së, me qëllim që të arrijmë progres në gjithçka që është rënë dakord në Ohër dhe të hedhim hapat e parë drejt zbatimi. /abcnews.al