“Stafit i kam plotësuar çdo dëshirë”, Demi: Ekipi nuk luajti keq, fati nuk ishte me Partizanin

schedule21:54 - 26 Shtator, 2021

schedule 21:54 - 26 Shtator, 2021

Mbrëmjen e sotme në Elbasan u luajt një nga ndeshjet më të forta të javës së tretë të “Abissnet Superiore”, ku Partizani pritës barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë.

Pas ndeshjes, ABC ka arritur të sigurojë një prononcim të shkurtër të presidentit të Partizanit, Gazmend Demi, i cili megjithëse kërkonte fitoren me patjetër, në fund e pranoi edhe barazimin.

“Ekipi nuk luajti keq, ishte barazim i merituar. Shpresojmë të ecim nga java në javë më mirë. Pritshmëritë? Sa herë luajmë synojmë fitoren, por sot fati nuk ishte me ne.

Merkato e duhur? Këtë e di stafi, unë ia kam plotësuar kërkesat 100%”, tha presidenti i të kuqve direkt pas ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!