Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj thotë se ka stabilitet në tregun e punës në vend.
Në një konferencë për gazetarët, Ibrahimaj u shpreh se rezerva valutore është rritur, ndërsa papunësia është 8.3 përqind.
Në dy muajit e fundit, sipas Ibrahimajt, janë regjistruar 3760 biznese të reja.
Ibrahimaj shtoi se bizneset shqiptare kanë vijuar të përmirësohen.
“Rezerva valutore neto ka pasur rritje me 16.7 përqind. Fakti që ne kemi rezervë valutore që mund të përballojmë 7.3 muaj importe, kemi kapacitete për të përballuar goditjet nga jashtë. Eksportet në total ishin 10 miliard euro, 10.5 përqind më shumë se vitin e kaluar. Brenda eksportit të shërbimeve, e japin ato të turizmit, për vitin 2025, rezultuan 5.7 miliardë euro. Ka stabilitet të tregut të punës, papunësia është 8.3 përqind. Pjesëmarrja në forcat e punës është 75,9 përqind , paga mesatare bruto ka shkuar 86684 lekë. Pagat kanë ndihmuar zhvillimin e konsumit dhe të kërkesës. Remitancat janë rritur me 7.7 përqind, duke arritur në vlerën 12 miliardë euro. Në dy muajt e fundit, bizneset e reja janë 3760, ose 14.6 përqind më shumë. Qarkullimi i kompanive në vend është 29.3 miliardë. Shëndeti i bizneseve shqiptare, ka vijuar të përmirësohet. Eksportet e mallrave gjatë vitit të kaluar, ka pasur vlerë në reduktim, rënie me 0.7 përqind, importet rënie në 1.5 përqind”, theksoi ajo./abcnews.al


