Sponsor teknik i ri te Kukësi, zbulohen uniformat e sezonit 20/21

schedule22:11 - 21 Gusht, 2020

schedule 22:11 - 21 Gusht, 2020

Kukësi ka prezantuar fanellat e reja, ndërkohë që ka ndryshuar edhe sponsorin teknik. Klubi verilindor ka zgjedhur të bashkëpunojë këtë sezon me “Joma”, që ka bërë gati edhe uniformat e Kukësit për ndeshjet e Europa League.

“Sponsor i ri teknik! Futboll Klub Kukësi njofton se ka nisur bashkëpunimin me sponsorin e ri teknik “Joma” dhe nga ky sezon, ekipi ynë të vishet nga kjo kompani.

Imazhi i klubit dhe skuadrës është një nga elementët më të rëndësishëm për ne, prandaj klubi po punon fort për të sjellë risi dhe surpriza për tifozët. Shihemi së shpejti”, njofton klubi verilindor. /abcnews.al