Spiunazhi kibernetik, akuzë ndaj 7 agjentëve rusë

schedule22:47 - 4 Tetor, 2018

schedule 22:47 - 4 Tetor, 2018

Drejtësia amerikane ka ngritur akuzë ndaj 7 shtetasve rusë të dyshuar si agjentë të shërbimeve sekrete, për përfshirje në një seri komplotesh kibernetike. Agjentët akuzohen se kanë përdorur identitete të rreme dhe servera të ndërmjetëm për të shpërndarë viruse dhe marrë nën kontroll serverat e institucioneve amerikane e ndërkombëtare.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se një prej agjentëve të inteligjencës ruse kishte kryer edhe operacione mbikëqyrëse mbi rrjetin dhe personelin e një kompanie amerikane për energjinë bërthamore.

Kompania ndodhet me bazë në Pitsburg dhe ofron shërbime të ndryshme në fushën e energjisë për klientë nga e gjithë bota, përfshirë Ukrainën. Njoftimi i Departamentit të Drejtësisë erdhi pak pasi shërbimet holandeze të sigurisë njoftuan dëbimin e 4 shtetasve rusë në muajin Prill për akuza të ngjashme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!