Spitali që u ndërtua në kohë rekord dhe kushtoi 52 milion dollarë, trajtoi vetëm 79 pacientë

schedule11:19 - 22 Korrik, 2020

schedule 11:19 - 22 Korrik, 2020

Brian M. Rosenthal, New York Times

Autoritetet amerikane kanë qenë në sfidë të vazhdueshme muajt e fundit për  krijimin e spitaleve të përkohshëm në luftën kundër koronavirusit në New York. Reparti i urgjencës së Qendrës Spitalore në Queens ka një kapacitet prej 60 shtretërish, por në ditën më të keqe të pandemisë së COVID-19, më shumë se 180 pacientë u shtrinë  në korridoret e spitalit.

Alarmet e autoambulancave binin pa pushim ndërsa mjekët e rraskapitur vraponin nga njëri pacient te tjetri. Por më pak se gjashtë kilometra larg, një spital i përkohshëm u hap të nesërmen në mëngjes, më 10 prill, shkruan abcnews.al

Spitali u ndërtua në qendrën kombëtare të tenisit, “Billie Jean King”, për të mbështetur kapacitetet e ngarkuara të spitaleve të qytetit, ku kishte qindra shtretër dhe një numër profesionistësh mjekësorë për të trajtuar pacientët me virus.

Por gjatë gjithë muajit prill, ai trajtoi vetëm tre pacientë, sipas të dhënave të Qendrës Spitalore të Queens. Ajo që e bën të veçantë faktin është se spitali i improvizuar kushtoi më shumë se 52 milionë dollarë dhe deri më tani ka trajtuar vetëm 79 pacientë.

 

 

Pandemia ka qenë sfidë për zyrtarët që luftuan me një armik të shpejtë dhe  të paparashikueshëm. Megjithatë, historia e spitalit “Billie Jean King” ilustron gabimet e bëra në çdo nivel të qeverisë amerikane në garën për të krijuar më shumë kapacitete spitalore në New York.

Në fakt, spitali i pagoi 732 dollarë në orë disa mjekë  por  ata kaluan  orë të tëra në shkresa zyrtare dhe  më shumë kohë nëpër burokracitë shtetërore. Ata do të kujdeseshin për pacientët me koronavirus, por nuk pranuan njerëz që kishin ethe, një simptomë dalluese e virusit.

Zyrtarët thanë që spitali improvizues do t’u shërbente pacientëve me sëmundje të rëndë, por punëtorët e spitalit pohuan se kishin në dispozicion vetëm dy ventilatorë, shkruan abcnews.al

“Në thelb jam paguar dy mijë dollarë në javë për t’u ulur në karrige dhe të hap Facebookun”, tha Katie Capano, një mjeke infermiere nga Baltimori, e cila punonte në “Billie Jean King”. “Të gjithë ndiheshim shumë të turpëruar”, shtoi ajo.

 

 

Në fatkeqësitë e kaluara, si gjatë uraganit Sandy në vitin 2012, New York krijoi një sistem të unifikuar shëndetësor për të transferuar pacientët midis spitaleve. Kjo nuk ndodhi gjatë pandemisë së koronavirusit, duke lënë të mbingarkuara spitalet në zona me të ardhura të ulëta ndërsa disa qendra të pasura private mjekësore dispononin shtretër të lirë. Objektet më të mëdha u hapën në Manhattan, në fund të marsit – Comfort dhe Javits Center. Ata trajtuan rreth 1.400 pacientë, megjithëse, vetëm rreth 300 prej tyre erdhën nga spitalet publike sipas të dhënave, shkruan abcnewws.al

Duke u përballur me një mungesë  prej 50 mijë shtretërish, zyrtarët federalë shpenzuan më shumë se 320 milionë dollarë për të ndërtuar ambiente në dy kolegje shtetërore dhe qendrën e qarkut të Westchesterit ndërsa qyteti shpenzoi rreth 20 milionë dollarë në Brooklyn.

Në fund të fundit, realiteti nuk iu afrua kurrë parashikimeve të tmerrshme dhe asnjë prej ambienteve nuk u shfrytëzua. Zyrtarët e qytetit thanë që pacientët e departamentit të urgjencës nuk mund të trajtoheshin  në Billie Jean King. Spitali  nuk i kishte të gjitha pajisjet, ilaçet dhe shërbimet në dispozicion kështu që nuk ishte vendi më i mirë për pacientët me gjendje më të rënduar, shkruan abcnews.al

Në Billie Jean King, shtatë punëtorë thanë në intervista se edhe me ventilatorë të kufizuar, ata mund të trajtojnë pacientët me sëmundje të rëndë. Disa prej tyre përmendën faktin se tre persona me simptoma të buta vdiqën ndërsa u karantinuan në një hotel në Manhattan. Billie Jean King u mbyll në 13 maj dhe mjekët e infermierët u kthyen në shtëpi./abcnews.al