Spitali i Teksasit formon “panelin e vdekjes”, mjekët zgjedhin se kë mund të shpëtojnë e kë jo

schedule14:59 - 26 Korrik, 2020

schedule 14:59 - 26 Korrik, 2020

Mjekët në spitalin “Starr County Memorial Hospital”, që është spitali i vetëm në atë rajon, kanë marrë udhëzime kritike për kujdesin ndaj pacientëve.

Udhëzimet do të përcaktojnë se cilët pacientë do vazhdojnë të trajtohen, dhe cilët do të dërgohen në shtëpi duke e konsideruar gjendjen e tyre si të pashpresë për të jetuar.

Sipas “The Guardian”, ky komision është formuar për të lehtësuar barrën ndaj burimeve të kufizuara mjekësore të spitalit në Teksas, në mënyrë që mjekët të mund të përqendrohen te pacientët me shkallë më të lartë mbijetese.

Rajoni Starr filloi të shënonte rritje të numrit të rasteve në fillim të korrikut. Në këtë rajon banojnë 64,000 persona dhe vetëm brenda një dite u regjistruan 1,769 të infektuar dhe 17 të vdekur.

Zyrtarët kanë thënë se rritja e numrit të rasteve ka ardhur si pasojë e tubimeve.

Autoritetet të premten lëshuan urdhër për izolim dhe vendosën orë policore. Për më tepër, përdorimi i maskave u bë i detyrueshëm. Teksasi është një ndër shtetet më të prekur nga koronavirusi në ShBA. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 393,000 të infektuar dhe 5,069 të vdekur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!